U tha që SHBA-ja nuk morri pjesë në takimin LDK-VV, por kjo është e vërteta

Aktuale

U tha që SHBA-ja nuk morri pjesë në takimin LDK-VV, por kjo është e vërteta

Më: 28 janar 2020 Në ora: 20:36
Ambasadorët e QUINT-it

Përfaqësuesit e shteteve të Quint’it janë të pranishëm në takimin LDK-VV për formimin e koalicionit.

Ndërkombëtarët kanë vendosur të jenë të pranishëm në takimin mes dy subjekteve që kanë marrë më së shumti vota në zgjedhje, por më herët kanë deklaruar se nuk do të jenë ndërmjetës në këto takime.

Ambasadori i SHBA’së, Philip Kosnett, nuk është i pranishëm në këtë takim.

Në vend të tij përfaqësuese e amerikanëve në këtë takim është Jessica Long.

Long është këshilltare ekonomike dhe politike në Ambasadën e SHBA’së në Kosovë.

Image
Jessica Long

VV dhe LDK janë në negociata për formimin e qeverisë që një kohë të gjatë por nuk po arrijnë të merren vesh. VV ka kohë deri më 6 shkurt të bëjë një marrëveshje. Përndryshe, nëse nuk arrihet marrëveshje para këtij afati, VV do të duhet të shkojë në Kuvend dhe të votojë mandatarin për kryeministër pa një shumicë në parlament.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat