Vela u jep afat Kurtit, Osmanit e Mustafës deri me 4 shkurt

Aktuale

Vela u jep afat Kurtit, Osmanit e Mustafës deri me 4 shkurt

Nga: G.B Më: 28 janar 2020 Në ora: 21:37
Albin Kurti, Isa Mustafa dhe Vjosa Osmani

Njohësi i çështjeve politike, Blerim Vela ka thënë se bixhozi i VV-së dhe LDK-së rreth ndarjes së përgjegjësive institucionale po bëhet në kurriz të votës për ndryshim, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se deri me 4 shkurt Albini, Isa e Vjosa duhet të gjejnë një zgjidhje të kompromisit përformimin e qeverisë.

Ai ka thënë se çdo veprim tjetër është mashtrim politik që i hap rrugë bashkëpunimit me PDK e AAK.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Bixhozi politik i LVV dhe LDK rreth ndarjes se pergjegjesive institucionale po behet ne kurriz te votes per ndryshim. Ne mungese te pjekurise politike kemi kalkulime afatshkurta dhe shembje te urave te bashkepunimit afatgjate politike. Deri me 4 shkurt Albini, Isa e Vjosa duhet te gjejne zgjidhje te kompromisit e cila jeteson mandatin e marre nga votuesit per ndryshim. Cdo veprim tjeter eshte thjesht mashtrim politik qe con ne hapje te rruges per bashkepunim me PDK e AAK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat