Deputeti i VV-së zbulon datën kur do të nënshkruhet marrëveshja me LDK-në

Aktuale

Deputeti i VV-së zbulon datën kur do të nënshkruhet marrëveshja me LDK-në

Nga: A.M. Më: 28 janar 2020 Në ora: 22:39
Dimal Basha, Albin Kurti

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës, Dimal Basha, ka regaur pas deklaratave të deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se Lëvizje Vetëvendosje do të punoj pa ndal deri në arritjen e një marrëveshje që pritet me u kurorëzu me 4 shkurt.

Postimi i plotë:

Për secilën fjali të Driton Selmanajt në TV, jam i bindur që LDK ulet për 1%. Për vetëm një emision, ky është n’gjendje me rrëzu LDK-në përtoke.

Qasja e këtij çunit është dëshpëruese dhe nuk i ndihmon kauzës sonë të përbashkët, kurse ende më dëshpëruese për vet LDK-në që e ka pa këtë çunin si “ushkur i republikës.”

Megjithatë, ne si Lëvizje Vetëvendosje! do t’punojmë pa ndal deri në arritjen e një marrëveshje që pres me u kurorëzu me 4 shkurt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat