Thaçi ngushëllon familjen dhe kolegët e policit, kërkon dënim të merituar për përgjegjësit

Aktuale

Thaçi ngushëllon familjen dhe kolegët e policit, kërkon dënim të merituar për përgjegjësit

Më: 29 janar 2020 Në ora: 00:14
Hashim Thaçi

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka reaguar lidhur me humbjen e jetës së një polici sonte në Zhur të Prizrenit.

Thaçi u shprehi ngushëllime familjarëve e kolegëve të tij duke kërkuar angazhim maksimal që shkaktarët të vijnë para drejtësisë.

Postimi i plotë;

Me dhimbje të thellë mora lajmin për rënien në krye të detyrës të policit Sami Thaqi. Familjes Thaqi dhe gjithë kolegëve të tij u shpreh ngushëllimet më të sinqerta.

Policëve të tjerë të lënduar ju uroj shërim sa më të shpejtë. Po ashtu, nga organet e rendit dhe drejtësisë kërkoj angazhim maksimal, që shkaktarët të vihen sa më shpejtë para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar.

Lavdi jetës dhe veprës së policit Sami Thaqi!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat