Deputeti i VV-së: Kosova do ketë Qeverinë e ndryshimit me kryeministër Albin Kurtin dhe LDK-në

Aktuale

Deputeti i VV-së: Kosova do ketë Qeverinë e ndryshimit me kryeministër Albin Kurtin dhe LDK-në

Nga: N.Sh Më: 1 shkurt 2020 Në ora: 13:30
Isa Mustafa dhe Albin Kurti

Deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci përmes një postimi në Facebook, thotë se Kosova do të ketë Qeverinë e ndryshimit duke e çuar në vend vullnetin e popullit.

Ai thekson se, garanci e këtij ndryshimi do të jetë kryeministri Albni Kurti dhe LDK-ja.

“Kosova do të ketë Qeverinë e ndryshimit duke e çuar në vend vullnetin e popullit. Garancë e këtij ndryshimi do të jenë Lëvizja Vetëvendosje me kryeministrin Kurti dhe Lidhja Demokratike e Kosovës si partneri ynë që së bashku e kemi plasuar projektin e ndryshimit dhe po së bashku jemi votuar. Kosova do të ketë kryeministër e ministra që gërshetojnë dije, dashni për vendin, kulturë institucionale e njerëzore, qëndrueshmëri në bindje rreth vlerave perëndimore e euroatlantike të cilat ne do t'i zbatojmë e do t'i jetësojmë në çdo ditë të punës tonë”, shkruan deputeti i VV-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat