Ky ishte skenari i Listës Serbe për votimin nesër, mirëpo planin ua prishi Kurti e Mustafa

Aktuale

Ky ishte skenari i Listës Serbe për votimin nesër, mirëpo planin ua prishi Kurti e Mustafa

Nga: D.RR Më: 2 shkurt 2020 Në ora: 20:14
Lista Serbe

Lista Serbe deklaroi të premten se do ta votojë qeverinë e Kurtit, atë kohë kur LVV dhe LDK nuk kishin ende marrëveshje.

Deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci, ka shkruar në Facebook se, deklarimi i tillë i Listës Serbe, ishte tentimi që të komprimitonte Lëvizjen Vetëvendosje, duke e improvizuar një situatë në Kuvend ku votën pro Qeverisë Kurti, do ta jepnin vetëm 2 grupe parlamentare LVV dhe LS.

Ai thotë se LVV ka përballuar shumë inskenime të tilla nga kasta e krimit politik në Kosovë e Ballkan por u ka mbijetuar e është forcuar.

Postimi i plotë:

Para dy ditësh, kur mendohej se nuk do të arrihej koalicioni, Lista Serbe deklaroi se "nuk do të bëhemi pengesë për votimin e Qeverisë", ishte e qartë që përmes LS, treshja ballkanike, tentonte ta komprimitonte Lëvizjen Vetëvendosje, duke e improvizuar një situatë në Kuvend ku votën pro Qeverisë Kurti, do ta jepnin vetëm 2 grupe parlamentare LVV dhe LS. Dje dhe sot, kur u bë e qartë se koalicioni ka shumicë shqiptare, Vuçiçi me këshilltarët e tij ballkanik, vendosi të kalojë në anën tjetër: të votojë kundër Qeverisë sepse tashmë e dinë se u ka dështuar plani. Lëvizja ka përballuar shumë inskenime të tilla nga kasta e krimit politik në Kosovë e Ballkan por u ka mbijetuar e është forcuar. Kot e keni. Ky është edhe një rast i ngjajshëm sikurse tek futja e NISMËS në Kuvend kur krimi pa atdhe përdori Listën Serbe, duke mos e lënë të ankohej për votat që gjithmonë i janë numëruar.

Serbia nuk ja do Kosovës një Qeveri antikorrupsion. Ajo e do kastën e korruptuar në krye të Kosovës, sepse kështu, atë që do të donte ta bënte me tanke, ja kryen për mrekulli establishmenti i derisotshëm në krye të vendit. Pra, janë partnerë. I bashkon puna e përbashkët kundër Kosovës. Për këtë arsye, Lista nuk e voton Qeverinë që i ka numrat. Do të mund ta votonte, vetëm nëse nuk i ka numrat, për ta dëmtuar politikisht dhe në imazh. Mirepo... deshtuat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat