20 vjet në pushtet Agim Veliu

Aktuale

20 vjet në pushtet Agim Veliu

Më: 3 shkurt 2020 Në ora: 08:43
Agim Veliu

Nënkryetari i Lidhjës Demokratike të Kosovës, Agim Veliu ishte bërë ‘ujk’ për zyrtarët e Vetëvendosjes. Shumë aktivistë të saj e që besa edhe zyrtarë të lartë e perqeshnin dhe e quanin armik të koalicionit. Sot ai është propozuar pikërisht ministër në resorin që Vetëvendosja e dëshironte por që LDK e mori.

Nëse sot ai emërohet Ministër i Punëve të Brendshme, do të jetë vazhdimësi e natyrshme në pushtet e Agim Veliut. Që nga pas lufta, ai thuajse gjithmonë ka qenë në një pozicion.

Jurist me profesion, Veliu ka lindur në vitin 1960. Është një nga themeluesit e LDK-së në Podujevë.

Në biografinë e tij shkruan se ka qenë më 1998 deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës

Në vitin 2000 Zëvendëskryetar i bordit Administrativ

Kryetar i Kuvendit të komunës; 2000 – 2002

Kryetar i Kuvendit të komunës; 2002 – 2004

Ministër i Arsimit, i Shkencës dhe i Teknologjisë; 2004 – 2007

Deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës 2008 –2009

Kryetar i komunës; 2010-2013

Kryetar i komunës; 2014-2017

2017 dhe aktualisht kryetar i Komunës

Kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat