Zyrtari i LDK-së, mesazh “entuziastëve që hapin e mbyllin epoka”: Kujdes...

Aktuale

Zyrtari i LDK-së, mesazh “entuziastëve që hapin e mbyllin epoka”: Kujdes...

Nga: A.ZH Më: 3 shkurt 2020 Në ora: 09:21
Ibrahim Rugova, LDK

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Florian Dushi, ka shkruar një mesazh për “entuziastët që hapin e mbyllin epoka”.

Ai ka thënë se pjesa më e ndritur e 20-vjeçarit, është angazhimi dhe sakrifica e njerëzve të LDK-së në krye me presidentin Ibrahim Rugova, për pavarësinë e Kosovës, përcjell Bota sot.

Postimi i Dushit në Facebook:

Për entuziastët që hapin e mbyllin epoka...

Kujdes!

Pjesë, madje, pjesa më e ndritur, e atij njëzetvjeçari që ju po e "mbyllni", e të cilit ju po i referoheni me përçmim e përbuzje, është edhe angazhimi dhe sakrifica e njerëzve të LDK-së me në krye Presidentin Rugova, për lirinë pavarësinë dhe demokracinë e Kosovës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat