Kuçi i PDK-së tregon a do ta votojnë Qeverinë Kurti

Aktuale

Kuçi i PDK-së tregon a do ta votojnë Qeverinë Kurti

Më: 3 shkurt 2020 Në ora: 10:36
Hajredin Kuçi

Në objektin e Kuvendit të Republikës së Kosovës ka filluar grumbullimi i deputetëve të cilët do të marrin pjesë në seancën ku do të votohet qeveria e Albin Kurtit.

Aty tashmë kanë filluar të mblidhen edhe deputetët e PDK’së të cilët thonë se janë pajtuar të qëndrojnë në opozitë për një mandat.

Hajredin Kuçi ka thënë se në seancën e sotme do të veprojnë si opozitë dhe që nuk do ta votojnë qeverinë e Albin Kurtit.

“Ne kemi tash rol të ri. E ndiejmë nevojën që Kosova të ketë institucionet e veta. Opozita do të luajë rolin e vet por gjithmonë do ta marrë parasysh interesin qytetar. Është qëndrim opozitar dhe opozita nuk e voton qeverinë, por për vendimet në interes të vendit normalisht që do të luajmë rolin tonë. Kam qenë edhe më herët opozitë. I marr si procese normale. Janë procese demokratike. Kushdo që fiton një ditë duhet të përgatitet për opozitë e ai që humb se një ditë do të marrë pushtetin. Kjo është demokracia”, ka thënë Kuçi.

Seanca për votimin e qeverisë së Albin Kurtit do të nisë në orën 11.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat