Sot është ditë rugoviane, ja kush e thotë

Aktuale

Sot është ditë rugoviane, ja kush e thotë

Më: 3 shkurt 2020 Në ora: 10:18
LDK

Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, Adnan Merovci, është shprehur i bindur se sot Kosova do ta ketë Qeverinë e re, siç tha ai “në këtë ditë rugoviane”.

“Sa i përket çështjes së ujdisë mes LDK dhe VV mendoj se do të kemi sot Qeveri. Pikëpyetje mbeten minoritetet serbe dhe joserbe”.

Merovci në edicionin special në Klan Kosova ka komentuar edhe çështjen e shallit që e përdorte presidenti i ndjerë, Ibrahim Rugova, duke thënë që ka ndodhur për shkak të faktit që ai edhe ka studiuar në Paris.

“Gjysmen nga Parisi, gjysmën nga Rugova si regjion. Duke ditur se Parisi është qendër e modës e ka bërë një kombinim të tillë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat