Lladrovci tregon se cili do të ishte veprimi i tij nëse do të ishte deputet

Aktuale

Lladrovci tregon se cili do të ishte veprimi i tij nëse do të ishte deputet

Nga: M.H Më: 3 shkurt 2020 Në ora: 10:58
Ramiz Lladrovci

Ish-deputeti i PDK-së, Ramiz Lladrovci, përmes një postimi në Facebok ka shkruar në lidhje me votimin e Qeverisë Kurti duke shkruar arsyjet se pse do ta kishte votuar Qeverinë Kurti, transmeton “Bota sot”.

Lladrovci, u shpreh që vota ime do të ishte kontribut për një fitore të butë në metodë, por të ashpër në rezultat.

Postimi i plotë

Nëse do të isha sot deputet, do ta kisha votuar Qeverinë Kurti, për shumë arsye.

Do të kisha shumë vullnet çdo seancë për ta kritikuar, për ta korrigjuar dhe për ta bindur se është lehtë të flitet për shtetin e ndërtuar, pa i dhënë rrol asnjë lloj Liste.

Është lehtë të hedhësh akuza e parulla kundër shtetit që nuk ke kontribut në ndërtimin e tij, është lehtë të hedhet gaz lotsjellës, është lehtë të ndërtosh kauza- çështje është të realizohen ato kauza, është lehtë ta devijosh premtimin ende pa filluar qeverisjen, është lehtë për të sharë Republikën e Kosovës por do shumë vendosmëri për ta zhvilluar.

Gjithsesi, vota ime do të ishte kontribut për një fitore të butë në metodë, por të ashpër në rezultat, sikur që e arriti Isa Mustafa!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat