Zemaj: Sot mund të bëhet ndërrimi i kryetarit të Kuvendit

Aktuale

Zemaj: Sot mund të bëhet ndërrimi i kryetarit të Kuvendit

Më: 3 shkurt 2020 Në ora: 11:25
Armend Zemaj

(E plotësuar) - Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj beson që sot do të formohen institucionet e reja të vendit.

Ai para fillimit të seancës plenare tha se është përgjegjësi e mandatarit për formimin e qeverisë që të komunikojë me pakicat, e që sipas tij do të jenë pjesë e institucioneve.

Zemaj tha se krijimin e institucioneve të Kosovës, do t’iu kthehet dinjiteti qytetarëve.

Zemaj: Sot do të konfirmohet ajo çfarë është arritur dje

“Besoj që sot do të konfirmohet ajo çka është arritur dje dhe shpresa, por edhe detyrimi ligjor dhe kushtetues është që sot t’i krijojmë institucionet të plota të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj t’iu kthejmë dinjitetin, të cilin e kanë kërkuar dhe e kanë menduar që më 6 tetor ta bëjnë këtë ndryshim. Dhe t’iu japin përgjegjësi subjekteve që ishin në opozitë që ta udhëheqin qeverinë me mandatin e ardhshëm 4- vjeçar. Pjesa që ndërlidhet me atë për të komunikuar me komunitetin pakicë që jetojnë në Republikën e Kosovës, besoj që kanë qenë përgjegjësi e mandatarit dhe sigurisht që konform kësaj ngjarje të re edhe ata do të jenë koshientë ndaj krijimit të institucioneve dhe të bëhen pjesë e saj”, tha Zemaj.

I pyetur se si do të rrjedhë seanca e sotme, dhe a do të japë dorëheqje kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca, deputeti i LDK-së tha se nëse kërkohet i njëjti duhet të  deklarohet për lirimin e pozitës.

Zemaj: Nëse kërkohet Konjufca duhet të lirojë pozitën

“Marrëveshja është politike, pjesa tjetër është procedurale dhe ligjore që i takon edhe rregullores së punës së kuvendit. Kryetari i Kuvendit duhet të deklarohet për lirimin e pozitës dhe propozimi i ri dhe marrja e mandatit të ri nga kandidati apo kandidatja e re që do të jetë për Kuvendin e Kosovës. Gjithçka duhet të shkojë në konform të rregullores së punës së kuvendit dhe Kushtetutës së Kosovës... Po, sigurisht po, nëse kërkohet është në mandatin e Kuvendit që të bëjë shmangien nga rregullorja e kuvendit dhe të vazhdojë me procedurat e shpejtuara, të cilat janë edhe normë demokratike për të evituar kohën dhe për të krijuar mundësinë që të paraqitet mandatari dhe qeveria”, tha Zemaj.

Ai tha se emrat e posteve ministrore nga Lidhja Demokratike e Kosovës tha se do të paraqiten sot nga mandatari për formimin e Qeverisë së Kosovës. 

***

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, është deklaruar pak para fillimit të seancës plenare për votimin e Qeverisë së Kosovës.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, pak para fillimit të seancës plenare të Kuvendit, ku pritet të votohet Qeveria e Kosovës, ka folur edhe për postin e kryeparlamentarit.

Ai ka thënë se kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, sot duhet të lirojë apo të japë dorëheqje nga posti i tij.

“Marrëveshja është politike, tash pjesa tjetër është procedurale dhe kryetari duhet të deklarohet për lirimin e pozitës së tij dhe më pas ai do të zëvendësohet nga kandidati apo kandidatja”, u shpreh ai.

I pyetur se a do të bëhet sot ky ndyrshim, Zemaj tha se edhe gjatë ditës së sotme është e mundur që të emërohet kandidati i ri për të parin e Kuvendit të Kosovës

“Besoj që po sepse kjo mund të bëhet sepse është çështje procedurale që do të mund të realizojë edhe Kuvendi i Kosovës”, deklaroi Zemaj.

Ai po ashtu ka thënë se me krijimin e Qeverisë së re të Kosovës do t’iu kthehet edhe dinjiteti dhe besimi qytetarëve të vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat