Glauk Konjufca tërhiqet nga detyra e kryeparlamentarit, seancën e udhëheq Nagavci

Aktuale

Glauk Konjufca tërhiqet nga detyra e kryeparlamentarit, seancën e udhëheq Nagavci

Më: 3 shkurt 2020 Në ora: 11:55
Glauk Konjufca

(E plotësuar) - Seanca e Kuvendit të Kosovës, në të cilën pritet të votohet ekzekutivi i ri, ka nisur me betimin e deputetëve të cilët nuk ishin prezent në seancën e parë të këtij legjislativi.

Dhe menjëherë, Glauk Konjufca i cili u zgjodh kryetar i Kuvendit në seancën e 26 dhjetorit, deklaroi se udhëheqjen e seancës ia kalon bashkëpartiakës së tij, nënkryetares së Kuvendit, Arbërie Nagavci.

Seanca nisi me 103 deputetë të pranishëm në sallë.

Konjufca: Ia kaloj Arbërie Nagavcit udhëheqjen e seancës së sotme të Kuvendit 

“E ftoj kandidatin për kryeministër të Kosovës Albin Kurtin që para deputetëve ta paraqet përbërjen e qeverisë për miratim, dhe prej këtij momenti unë si kryetar i Kuvendit ia kaloi fjalën që të udhëheq këtë seancë të Kuvendit, nënkryetares së Kuvendit, Arbërie Nagavci”, tha Konjufca.

Në këtë seancë u betuan Uran Ismaili, Abelard Tahiri, Pal Lekaj, Famtir Limaj, Enver Hoxhaj, Begjet Pacolli, Endrit Shala e Kujtim Gashi.

***

Glauk Konjufca është tërhequr nga pozita e kryeparlamentarit.

Pas betimit të 9 deputetëve, kur edhe ka thirrur që të hap seancën kreun e LV-së, Albin Kurtin, Glauk Konjufca ja ka kaluar udhëheqjen e seancës nënkryetares së Kuvendit, Arberie Nagavcit.

“Prej këtij momenti ja kaloj fjalën që ta udhëheq këtë seancë nënkryetares së Kuvendit Arbërie Nagavcit”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat