Studentët e UP-së të bashkuar për mbikëqyrjen e punës së deputetëve

Aktuale

Studentët e UP-së të bashkuar për mbikëqyrjen e punës së deputetëve

Më: 3 shkurt 2020 Në ora: 11:53
Rinia Demokratike

(E plotësuar) - Me moton ‘Boll luajtët me këtë popull’, një numër i studentëve të Universitetit të Prishtinës, në shenjë pakënaqësie ndaj parregullsive që po ndodhin në vendin tonë, sot në sheshin ‘Ibrahim Rugova’ në Prishtinë paralajmëruan themelimin e një lëvizje politike.

Bekim Ibishi, student në Universitetin e Prishtinës, tha se qëllimi i kësaj lëvizje politike, e cila do të krijohet me vetë iniciativën e studentëve, është që t’i bashkojnë të gjithë të rinjtë e partive politike, ku do të raportojë një student për një deputet për punën ose mos punën që e kryejnë këta të fundit.

Ai kërkoi nga të rinjtë që t’i bashkohen kësaj iniciative dhe ta heqin servilizmin e deputetëve.

Ibishi: Qëllimi i kësaj lëvizje është t’i bashkojë të gjithë të rinjtë e partive politike

“Këtu jemi mbledhur me qëllimin e vetëm ku dëshirojmë të paralajmërojmë  themelimin e një lëvizje politike me moton ‘Boll luajtët me këtë popull’, është iniciativë studentore. Qëllimi i kësaj lëvizje është t’i bëjë bashkë të gjithë të rinjtë e partive politike, por nuk tentojmë që t’ia ndryshojmë bindjet e tyre politike që i kanë, është një instancë presioni mbi Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe qeverinë, ku i riu që është anëtar brenda partive politike nuk mund ta përcjellë deputetin bashkë-partiak për t’i bërë raport presioni për punën ose mos punën që e bën në legjislativin e Kosovës, por mundet vetëm rivali. Ne i ftojmë të rinjtë e partive politike që t’ bashkëngjiten kësaj iniciative për të mirën e qytetarëve...Ne e dimë që deputetët në seanca flenë, nuk flasin në komisione, udhëtojnë, i përfitojnë benefitet e deputetit, por nuk e kryejnë punën për çka janë të thirrur”, tha Ibishi.

Sipas tij, raportet e realizuara  do t’i prezantojnë nëpër sheshe publike dhe media, në mënyrë që t’i tregojnë qytetarëve punën e tyre

E studenti tjetër, Florent Bicaj, thotë se aktiviteti i tyre parasheh që me anë të partisë që do të krijohet nga vetë studentët, t’i bëhet presion deputetëve për obligimet që duhet t’i kenë ndaj popullit.

Bicaj: Deputetët kanë punuar për interesa personale dhe jo për interesa të popullit

“Jemi mbledhur për arsye të bëjmë kërkesë ndaj deputetëve të Republikës së Kosovës që t’u kthehet paga që kanë marrë nga 6 tetori për arsye, sepse kanë punuar vetëm për interesa personale dhe jo për interesa të popullit, po ashtu aktiviteti jonë parashihet që të bëhet edhe presioni ndaj deputetëve me anë të pjesëtarëve të partisë sonë” u shpreh Bicaj.

Blendon Arifi, po ashtu student në Universitetin e Prishtinës, tha se arsyeja që i ka shtyrë të mendojnë për formimin e një partie të tillë është që t’iu kërkojnë përgjegjësi dhe debat deputetëve, e krejt kjo duke e përcjellë punën e tyre tre muaj dhe në fund duke dalë me një raport publik.

Arifi: Do t’i përcjellim tre muaj deputetët dhe do të nxjerrim raport

“Ne nuk kemi me qenë sikur organizatat jo qeveritare, qëllim edhe punën që e bëjmë gjatë tërë këtyre viteve, monitorimin e kuvendit ata gjithmonë dalin me statistika edhe shumë pak prej tyre lypin një debat prej deputetëve, për shembull një deputet nuk flet tre muaj dhe ka rast që nuk vjen në seancë tre muaj dhe vetëm vjen me marrë rrogën, për mos me iu fshi emri. Ne kemi me qenë studentë dhe lëvizja jonë do të kërkojë përgjegjësi dhe debat, pse jo ata i kemi zgjedh ne si popull, dhe pse mos të kërkohet debat dhe përgjegjësi, dhe ne do t’i përcjellim tre muaj dhe do të dalim me diçka konkrete, jo vetëm me statistika”, u shpreh Arifi.

Arifi iu bëri thirrje të gjithë studentëve që t’i bashkëngjitën kësaj partie për të mirën e vendit.

***

në Kuvendin e Kosovës pritet të mbahet seanca për votimin e Qeveria së re të Kosovës, Rinia e Partisë Demokratike të Kosovës para Kuvendit është duke mbajtur një aksion simbolik për siç e quajtën ata të vërtetën.

Aktivistët kanë zgjedhur disa nga deklarimet e kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti e anëtarëve të kësaj partie karshi liderit të LDK-së, Isa Mustafa.

Disa nga mbishkrimet e këtij aksione janë: Konjufca: Djali i Isa Mustafës biznes me Mishkoviqin", Albin Kurti: Lista Serbe jo në qeveri instrumenti i Beogradit për trysni mbi serbët" etj.

Donjet Bislimi tha se përmes këtij aksioni duan të tregojnë të vërtetën që këto dy parti thyen të gjitha parimet e tyre të vendosura karshi njëra-tjetrës vetëm për të bërë këtë koalicion siç e quajti ai të zorit.

Bislimi: VV-LDK, koalicion i zorit

"Ne këtu jemi Rinia Demokratike e Kosovës në një aksion simbolik të së vërtetës për shkak se këto deklaratat që i dëgjuar nuk kanë qenë të montuara, por të vërteta të thëna nga dy liderët të dy partive politike, të cilat të gjitha parimet e vendosura karshi njëra-tjetrës i shkelën vetëm dhe vetëm për ta bërë një koalicion, i cili është totalisht është koalicioni i zorit dhe është parë kjo punë", tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat