Avokati shqiptar: Kurti e Osmani e mundi reaksionin e Beogradit në Prishtinë, ja çfarë duhet të bëjë Kurti ndaj Edi Ramës

Aktuale

Avokati shqiptar: Kurti e Osmani e mundi reaksionin e Beogradit në Prishtinë, ja çfarë duhet të bëjë Kurti ndaj Edi Ramës

Nga: N.Sh. Më: 3 shkurt 2020 Në ora: 12:02
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

Avokati shqiptar Spartak Ngjela, përmes një postimi në Facebook, thotë se, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani si dhe aftësia e tyre politike e mundi përfundimisht reaksionin e Beogradit në Prishtinë.

Ngjela thotë se, me disa ministra në Qeverinë Kurti, pa kryeministrin dhe kryetarin e Kuvendit Beogradi nuk mund të bën asgjë.

Ai shton se Kurti e Osmani janë pasardhësit e mëdhenj të doktrinës kastriotiane, duke shtuar se koha e Arbërisë së re, pas njëqind vjetësh po troket në derën e shqiptarëve.

“Albin Kurti, kryeministër, i ka trembur kryeministrat e korruptuar të Tiranës. Ndërsa Rama mendon ta marrë vetë në dorë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Domethënë, po i var ujkut mëlçitë në qafë. Në aktin e tij normativ, nuk e ka vendosur shpronësimin e korrupsionit. Dhe kuptohet pse, kërkon të shpëtojë klientelën e vet të mafies së ndërtimit”, shkruan avokati.

Postimi i plotë:

Personaliteti i dy politikanëve shqiptarë të spikatur në moralitet, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, si dhe aftësia e tyre politike, e mundi përfundimisht reaksionin e Beogradit në Prishtinë.

Me disa ministra në qeverinë Kurti, pa kryeministrin dhe kryetarin e kuvendit, asgjë nuk bën dot Beogradi.

Shqiptarizmi dje korri një fitore të madhe në Kosovë.

Kurti dhe Osmani janë pasardhësit e mëdhenj të doktrinës kastriotiane.

Koha e 1Arbërisë së re, pas njëqind vjetësh, po troket realisht në derën e shqiptarëve.

l.

Albin Kurti duhet menjëherë të fillojë reformën antikorrupsion. Korrupsioni i Prishtinës sot është me Beogradin. Kurse politika amerikane duhet të implementojë në Kosovë legjislacionin antikorrupsion si në Tiranë.

Albin Kurti, kryeministër, i ka trembur kryeministrat e korruptuar të Tiranës. Ndërsa Rama mendon ta marrë vetë në dorë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Domethënë, po i var ujkut mëlçitë në qafë. Në aktin e tij normativ, nuk e ka vendosur shpronësimin e korrupsionit. Dhe kuptohet pse, kërkon të shpëtojë klientelën e vet të mafies së ndërtimit.

ll.

Këto duhet të jenë prioritet e qeverisë Kurti:

Neutralizimi i njerëzve të Beogradit në Prishtinë;

Kooperimi për investimet amerikane në Kosovë dhe në Shqipëri;

Mosbesimi ndaj qeverisë Rama në Tiranë si qeveri që luan kundër interesit kombëtar, deri në rrëzimin e Edi Ramës;

Krijimi i doktrinës politike dhe juridike për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën;

Krijimi i doktrinës politike dhe juridike me shtetin e Maqedonisë së Veriut, për të fituar statusin shtetformues të shqiptarëve në atë shtet;

Krijimi i doktrinës politike dhe juridike për të drejtat e shqiptarëve në Malin e Zi, dhe në të gjitha trevat ku banojnë shqiptarët në Ballkanin Perëndimor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat