Albin Kurti: Shërbimi Ushtarak në Kosovë bëhet i detyrueshëm

Aktuale

Albin Kurti: Shërbimi Ushtarak në Kosovë bëhet i detyrueshëm

Nga: A.J Më: 3 shkurt 2020 Në ora: 12:07
Albin Kurti

Kandidati për kryeministër, Albin Kurti para deputetëve dhe qytetarëve duke paraqitur programit e tij qeverisës tha se ata do të jenë qeveri e kursimit.

“Do të jemi qeveri e kursimit të parasë publike, para meje do të jenë 15 ministra dhe jo 22 sa ka qenë më herët. Pra më pak shpenzime në poste. Do të jemi qeveri e zhvillimit ekonomik dhe punësimit”, tha ai.

Kandidati për kryeministër tha se do të bëjnë shërbimin ushtarak të detyrueshëm prej tre muajsh, si dhe do të iniciojnë dënimin e krimeve të luftës.

Duke paraqitur programin e tij qeverisës, Kurti në seancën plenare ku pritët të votohet për kryeministër tha se do të angazhohet për zhvillim ekonomik dhe arsim të mirëfilltë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat