Mulhaxha-Kollçaku: Ditë historike për Kosovën, fitorja jonë është mundësi për ndryshim

Aktuale

Mulhaxha-Kollçaku: Ditë historike për Kosovën, fitorja jonë është mundësi për ndryshim

Më: 3 shkurt 2020 Në ora: 12:25
Fatmire Mulhaxha-Kollçaku

Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, përfaqësuese e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes ka thënë se seanca për votimin e Qeverisë Kurti është ngjarje historike, më e rëndësishmja pas Pavarësisë së Kosovës.

Ajo në seancën plenare tha se fitorja e 6 tetorit është mundësia për ndryshim.

“Ajo çfarë ne kishim për të thënë sot u tha në ekspozenë e Albin Kurtit. Kjo seancë sot është një ngjarje historike pas Pavarësisë sepse për herët të parë opozita ka votuar. Me 6 tetor qytetarët vendosën. Ftojmë deputetët e Kuvendit ta mbështesin dhe ta votojnë. 6 tetori 2019, do të jetë datë e shënuar për Republikën e Kosovës. Fitorja jonë është mundësia për ndryshimin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat