Arben Gashi: Sot fillojmë një epokë të re

Aktuale

Arben Gashi: Sot fillojmë një epokë të re

Më: 3 shkurt 2020 Në ora: 12:34
Arben Gashi

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi para Kuvendit të Kosovës ka deklaruar se sot fillon epokë e re në Kosovë.

“Sot ne po fillojmë një epokë të re, një proces të ri si rezultat i një bashkëpunimi, edhe pse jo i zakonshëm mes një partie të qëndrës së djathtë dhe një të majtë rezulton nga një bashkëpunim opozitar. Ne hyjmë në zgjedhje si subjekte të ndara, kemi pasë një proces zgjedhor shumë të mirë”, thotë Gashi.

Ai tutje ka folur edhe për Vjosa Osmanin si kandidate për kryeministre nga LDK-ja.

“Në këtë proces zgjedhor ka pas një pjesëmarrje historike në zgjedhje, si partie  qendrës së djatthtë për herë të parë kemi garuar me një grua për kryeministre, e cila në frymën e LDK-së të ideuar nga presidenti Rugova drejtori një fushatë model dhe arriti që të ketë një rezultat shumë të mirë”, shtoi ai.

Gashi në fund ka kërkuar edhe votën për qeverinë  e re.

“Ky program i koordinuar dhe hartuar në mes të dy partive, është plotësisht i dakorduar dhe faza finale ka qenë ndarja e përgjegjësive, kjo ndarje normalisht se nuk është e lehtë sepse këndvështrimet tona normalisht që reflektojnë, por, sot jemi para jush me një listë për ministra shumë të mirë dhe jemi para jush të kërkojmë besimin dhe votën e juaj. Në emër të LDK-së ju ftoj që ta votoni këtë koalicion dhe të fillojmë një fazë të re”, ka shtuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat