Donika Gërvalla me fjalë të rënda për Kadri Veselin

Aktuale

Donika Gërvalla me fjalë të rënda për Kadri Veselin

Nga: A.ZH Më: 3 shkurt 2020 Në ora: 13:33
Donika Gërvalla-Schwarz

Aktivistja e LDK-së në Gjermani Donika Gërvalla-Schwarz, i ka reaguar ashpër kryetarit të PDK-së Kadri Veselit.

Ajo në një postim në Facebook, ka thënë se Veseli po “i ka hije opozita”, përcjell Bota sot.

Sipas saj, Veseli “po bërtet e po kërcënon”, por po harron se “qytetarët e Republikës ia hoqën dhëmbët më 6 tetor 2019 dhe askush më nuk i frikësohet”.

Gërvalla-Schwarz e quan “tip bajat” ish-kryeparlamentarin.

Postimi i plotë:

Sa po i ka hije Kadri Veselit opozita.

Po bërtet e po kërcënon, por po harron që qytetarët e Republikës ia hoqën dhëmbët më 6 tetor 2019 dhe askush më nuk i frikësohet.

Vodhën, shantazhuan, vranë dhe prapë mendojnë që mund ta drejtojnë gishtin kah të tjerët.

Bash bajat tipi!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat