Albin Kurti nuk e fton Thaçi në seancën për krijim të Qeverisë

Aktuale

Albin Kurti nuk e fton Thaçi në seancën për krijim të Qeverisë

Më: 3 shkurt 2020 Në ora: 13:36
Thaçi

Presidentit nuk i është dërguar ftesë për pjesëmarrje në seancën e votimit të Qeverisë.

Në këtë seancë është parë tek mysafirët vetëm një këshilltar i presidentit Thaçi, i cili ka qëndruar vazhdimisht në këmbë.

Nga burime të Klan Kosovës brenda Zyrës së Presidencës, mësohet se Protokolli i Kuvendit i ka dërguar vetëm një e-mail Protokollit të Presidencës, rreth 5 minuta para nisjes së seancës së sotme.

Ndryshe në të kaluarën në momentet e para që është caktuar seanca për votimin e qeverisë, ftesë zyrtare i është dërguar gjithmonë presidentit të vendit, që si kreu i shtetit me interes të veçantë të jetë prezent gjatë seancës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat