Limaj: Albin ule kokën dhe puno

Aktuale

Limaj: Albin ule kokën dhe puno

Më: 3 shkurt 2020 Në ora: 14:06
Fatmir Limaj

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, e nisi fjalën e tij në foltoren e Kuvendit me disa sugjerime për mandatarin për kryeministër Albin Kurti, edhe pse shtoi do të ketë kohë të mjaftueshme ta kritikojë dhe të pajtohet e të mos pajtohet.

Limaj tha se sugjerimi për mandatarin është që të ulë kokën dhe të punojë për vendin.

Limaj: Albin ule kokën dhe puno

“Me ulë fort kokën dhe me nis me u sjellë si kryeministër i Kosovës, me ulë kokën e me nisë të punosh, të ndërrosh traken e opozitarizimit si burrështetas që t’i shërbesh vendit. Me marrë përgjegjësi që i takojnë me Kushtetutë dhe ligje të këtij vendi. Mandatari në mënyrë të veçantë ka shumë punë, për dallim nga mandatarët e kaluar për faktin se mandatari aktual nuk ka qenë thjesht një opozitar, ka qenë më tepër se opozitar”, tha Limaj.

Kryetari i Nismës Socialdemokrate kërkoi po ashtu nga kandidati për kryeministër që euforinë ta ndalë, arrogancën ta heqë dhe të nisë të shërojë urrejtjen që e ka ndjellë tek qytetarët me të pavërteta. 

Ndërsa, shtoi se sot Kosova është në momentet e votimit të një mandatari që bëhet nesër kryeministër i cili për 20 vite nuk e ka njohur shtetin e Kosovës.

Limaj: Kryeministri i së nesërmes për 20 vite s’e ka njohur shtetin e Kosovës

“Sot Kosova është në momentet e votimit të një mandatari që bëhet nesër kryeministër i cili për 20 vite s’e ka njohur shtetin e Kosovës. I cili nuk iu ka ngritë flamurit të Kosovës, i cili nuk iu ka ngritë himnit të Kosovës, i cili e ka përbuzë shtetin e Kosovës dhe sot jemi ardhur në po këtë shtet, ia ka ofruar po këtij njeri mundësinë për ta drejtuar shtetin e Kosovës. Kjo është kulturë demokratike , e kjo pjesa e opozitarizmit, se e ka bërë mirë a s’ka bërë mirë, kemi kohë me u marrë. Por, si kulturë demokratike duhet kuptuar në çfarë vendi po jetojmë. Vendi ynë ka nevojë për energji pozitive për të punuar për këtë vend. Mjaft më me keqpërdorime, vuajtjet e qytetarëve të Kosovës dhe gjendjen e rëndë të tyre për të fituar individualisht ose partiakisht. Po t’i përmendi tri argumente. Ju keni qenë kundër Rambujes, si rezultat i Rambujes, Kosova ka fituar liri në, ju keni qenë kundër pakos Ahtisari, është derdhur gjak kundër pakos Ahtisari. Janë dy aktivistë, dy njerëz të këtij vendi. Ndërsa, si rezultat i pakos Ahtisari Kosova është shtet dhe mbi të gjitha duke iu falënderuar asaj pakoje, ju sot po konkurroni për kryeministër”, tha ai.

Në fund, Limaj pati edhe një porosi për Kurtin rreth dialogut me Serbinë.

Limaj: Harroje që do të bësh marrëveshje me Serbinë kundër Kosovës

“Po ta them edhe ty dhe të gjithëve, harroje që t’i mundesh të bësh ndonjë marrëveshje me Serbinë kundër Kosovës. Harroje, jo jo, edhe me dashtë s’mundesh. As ti e as kush, sikur që nuk i kemi lejuar të tjerët, s’ka mundur ta bëjë Hashim Thaçi. Ti s’do mundesh ta bësh kurrë, nuk e kemi lejuar Hashimin, por ti s’ka shanse. Unë e di që ke dhënë premtime, por harro, s’e edhe djemtë dhe bijtë e UÇK-së janë gjallë, kurrë s’do lejojnë ti bëhet dëme Kosovës. Këtë harroje, dije”, tha në fund Limaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat