Krasniqi: Borelli që se njeh shtetin e Kosovës u bë kumbarë i koalicionit VV-LDK

Aktuale

Krasniqi: Borelli që se njeh shtetin e Kosovës u bë kumbarë i koalicionit VV-LDK

Më: 3 shkurt 2020 Në ora: 14:33
Memli Krasniqi

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Memli Krasniqi nga radhët e PDK-së, tha se koalicioni në mes të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës është koalicion i pazareve të pista që synon ta bëjë kryeministër Albin Kurtin, që gjithë karrierën e tij, e ka ndërtuar me mashtrime, manipulime dhe dhunë.

Krasniqi: Ju bëri bashkë spanjolli që nuk e njeh shtetin e Kosovës

“Kaluan mbi 1600 orë deri sa ju u morët vesh dhe pikëpyetja e madhe e marrëveshjes suaj është pse e bëtë Kumbarë të koalicionit Josep Borellin? Pse u deshtë një spanjoll që s’e njeh as shtetin e Kosovës të ju bëje bashkë, derisa i dërguari i Presidentit Trump, Ambasadori Grenell, nuk ua la shenjë me vizitën e tij? Çka duhet të presim prej koalicionit që e ngjiz oferta e burakratit të BE-së që është kundër pavarësisë së Kosovës? Për çka jeni marrë vesh në atë darkë me Borellin? Sigurisht se jeni marrë vesh që ta vazhdoni dialogun me Serbinë, por ku i le kushtet për atë dialog, Albin? A do të shkosh në takim me Serbinë pa kërkuar ata falje për krimet e luftës dhe për gjenocidin që ka bërë Serbia në Kosovë?........... Sot qytetarët që të kanë votu edhe mund të besojnë por shpejt do ta shohin ata që ti nuk je më shumë se një ballon i fryrë shumë që kur të shpërthej do t’i zhgënjej të gjithë ata që të kanë votuar pa ndonjë interes. Sot juve ju erdhi dita por Kosovës i erdhi nata”, tha Krasniqi.

Krasniqi tha se Kurtin po e bën kryeministër një parti të cilën ai vet e kishte luftuar në të gjitha mënyrat.

Krasniqi: Mustafa për Kurtin është sot profesor i nderuar, e dikur argat i Serbisë

“Është Isa Mustafa që ky Albin e quajti me vite ‘argat të Serbisë’ e ‘tradhtar të vendit’. Sot, Isa është ‘Profesor i nderuar’ për Albinin, sepse pa Isën, Albini nuk mund ta kap pushtetin që e dëshiron kaq shumë. Këta dy, si dy monarkë diktatorë, siç mund t’i quajnë disa deputetët të Vetëvendosjes, bënë pazaret e natës në Rançin e Prapashticës, jo vetëm për të çnderuar Kuvendin e Kosovës dhe pozitën e Kryetarit të këtij institucioni, por edhe për ta bërë Isa Mustafën President të vendit kur t’i vije koha, edhe pse këtë pikë të marrëveshjes asnjëri s’po guxon ta publikojë. Ajo që po dihet sot, së paku, është fakti se Albin Kurti po na del edhe si fallxhor i suksesshëm, sepse ka muaj që ai e ka përcaktuar për LDK-në, pa i pyetur ata fare, se kush do të jetë Kryetare e Kuvendit. Pra, sot apo këto ditë, marioneta e Albinit në LDK, Vjosa Osmani, do të bëhet kryeparlamentare, ashtu siç e përcakt oi Albini fatin e saj, tash e sa muaj më pare”, tha ai.

Krasniqi tha se koalicioni VV-LDK është i panatyrshëm, i një partie të ekstremit të majtë me një parti që e quan vetën të qendrës së djathtë.

Ai u tha dy partive që po synojnë të drejtojnë ekzekutivin, që do ta kapin pushtetin prej sot, por që opozita do të kërkojë llogari për çdo gjë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat