Vjen sqarimi nga Kuvendi për “arrestimin e një gruaje”

Aktuale

Vjen sqarimi nga Kuvendi për “arrestimin e një gruaje”

Nga: G.B Më: 3 shkurt 2020 Në ora: 16:35
Kuvendi i Kosovës, foto arkiv

Kuvendi i Kosovës ka reaguar lidhur me lajmin se është arrestuar një grua para Kuvendit të Kosovës, përcjell Bota sot.

Përmes një njoftimi, thuhet se ajo është zyrtare e administratës së Kuvendit por që nuk është arrestuar, mirë në cilësi të të dëmtuarës (rast familjar), është përcjellë me automjete të policisë për në stacionin policor.

Njoftimi i plotë:

Një numër i mediave, gjatë ditës së sotme kanë raportuar lidhur me, siç thuhet, “arrestimin e një femre te Kuvendi i Kosovës”.

Dëshirojmë të bëjmë me dije se gruaja për të cilën raportohet, është zyrtare e administratës së Kuvendit, e cila nuk është arrestuar, por në cilësi të të dëmtuarës (rast familjar), është përcjellë me automjete të policisë për në stacionin policor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat