Osmani zotohet se do të mbikëqyr rreptë ekzekutivin

Aktuale

Osmani zotohet se do të mbikëqyr rreptë ekzekutivin

Më: 3 shkurt 2020 Në ora: 18:46

(E plotësuar) - Kryeparlamentarja e parë grua në Kosovë, Vjosa Osmani, tha se gjatë këtij mandati do të kthejnë dinjitetin e Kuvendit të Kosovës.

Ajo pas votimit të saj në këtë post me 65 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, tha se vota e qytetarëve më 6 tetor do të sjellë ndryshimin e madh në Kosovë, madje u zotua se gjatë mandatit të saj do të mbikëqyrin rreptë ekzekutivin.

Osmani: Kuvendi ta mbikëqyrë mirë Qeverinë e Kosovës 

“Në kohët që po na presin për sfidat që i kemi përpara synimi im dhe secilit prej jush, është jo vetëm që të jemi një Kuvend që vulosim, por që të jemi një Kuvend që mbikëqyr mirë, por edhe rreptë Qeverinë e Kosovës”, tha ajo.

Osmani tha se shpreson që secila grua e zgjedhur nga vota e qytetarit do të merret me problemet e vajzave dhe grave në Kosovë.

Osmani: Shpresoj që kjo legjislaturë të jetë shembulli më i mirë 

“Shpresoj shumë që bashkëpunimi ynë të shkojë duke u rritur dhe ky Kuvend e kjo legjislaturë të jetë shembulli më i mirë, jo vetëm i miratimit të ligjeve, por edhe i politikë-bërjes në Republikën e Kosovës”, tha ajo.

Nënkryetarja e LDK-së Vjosa Osmani është propozuar për kryetare të Kuvendit nga Lëvizja Vetëvendosje, pasi kryetari i deritanishëm Glauk Konjufca ka dhënë dorëheqje nga ky post, pasi është zgjedhur ministër i Punëve të Jashtme.

Vjosa Osmani – kryetare e Kuvendit të Kosovës

Nënkryetarja e LDK-së Vjosa Osmani është zgjedhur për kryetare të Kuvendit të Kosovës me 65 vota për, asnjë votë kundër dhe pa asnjë abstenim, pasi këtë post më herët e liroi Glauk Konjufca.

Ajo është njëherësh femra e parë që do të udhëheqë me këtë post.

Në seancë ishin të pranishëm 67 deputetë, derisa opozita nuk mori pjesë.

Drejtpërdrejt nga seanca për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit

Deputetët e Kuvendit të Kosovës po mbajnë seancën tjetër për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, pozitë kjo të cilën do ta merr Vjosa Osmani.

Osmani do të propozohet nga Lëvizja Vetëvendosje, pasi vetëm partia fituese ka të drejt ta propozojë kandidatin për kryetar të Kuvendit.

Në ora 19:00 seancë e jashtëzakonshme, për ta votuar Vjosa Osmanin Kryeparlamentare

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajë mbledhjen e sak për ta caktuar orën e mbajtjes së seancës në të cilën Vjosa Osmani do të zgjedhjet kryetare e Kuvendit.

Lajmin për mbledhjen e kryesisë e ka konfirmuar, zëdhënësi i VV-së, Arlind Manxhuka dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, sipas të cilëve seanca do të mbahet sonte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat