Nis bora në kryeqytet, kryetari Ahmeti lut për kujdes në rrugë

Aktuale

Nis bora në kryeqytet, kryetari Ahmeti lut për kujdes në rrugë

Më: 4 shkurt 2020 Në ora: 22:05
Shpend Ahmeti

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një statusi në llogarinë e tij në facebook, ka lutur qytetarët që të kenë kujdes në rrugë pas reshjeve të borës.

Ai gjithashtu ka lënë një numër kontaktues për çdo rast emergjent.

“Të gjitha ekipet e komunës janë në terren për shkak të rreshjeve të cilat kanë qenë të paralajmëruara. Meqenëse rreshjet janë të vazhdueshme ju lusim për kujdes në rrugë. Për çdo emergjencë kontaktoni 080012233”, ka shkruar Ahmeti.

Reshjet e borës kanë nisur në pjesë të ndryshme të vendit, në natën e së martës.

Në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, aktualisht ka reshje të dendura bore.

Borë po bie në këto çaste edhe në Rugovë, në veriperëndim të qytetit të Pejës.

Sipas shërbimit të meteorologjisë Prishtina Weather, reshjet e borës po i sjell cikloni “Petra”, që sonte po kalon mbi rajon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat