Bajqinovci thotë se me Haradinajn përpos buxhetit, kishin filluar të thaheshin edhe liqenet

Aktuale

Bajqinovci thotë se me Haradinajn përpos buxhetit, kishin filluar të thaheshin edhe liqenet

Më: 4 shkurt 2020 Në ora: 23:41
Mefail Bajqinovci

Deputeti i VV’së, Mefail Bajqinovci, ka thënë me ish-kryeministrin, Ramush Haradinaj, Kosovës përpos që po i thahej buxheti me shpenzime të mëdha, po i shtereshin edhe liqenet.

“Po e shohim sot filloi të bie edhe borë”, tha Bajqinovci.

“Me Ramushin përpos që po thahej buxheti i Kosovës, po thaheshin edhe liqenet. I gjithë vendi po futej në një krizë për ujë, përpos krizës ekonomike”

Tutje deputeti i VV’së thotë se me Qeverinë e re përgjegjësia para qytetarit do të jetë primare. Po ashtu ai thotë se ka vizituar qytetin e Zubin Potokut, dhe ka thënë se ka pirë kafe aty dhe nuk është ndjerë fare i rrezikuar si deputet i Republikës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat