A ju kujtohet përplasja e ashpër në Kuvend mes Xhavit Haliti dhe Anton Qunit: Ti ndoshta je mësu me tjërët, por jo edhe me mua!

Aktuale

A ju kujtohet përplasja e ashpër në Kuvend mes Xhavit Haliti dhe Anton Qunit: Ti ndoshta je mësu me tjërët, por jo edhe me mua!

Nga: N.Sh. Më: 5 shkurt 2020 Në ora: 09:56
Anton Quni dhe Xhavit Haliti

Tashmë kanë kaluar dy vite që nga përplasja e ashpër në Kuvendin e Republikës së Kosovës, kur deputeti i LDK-së në atë kohë, tash ministër i Mbrojtjes së Kosovës, Anton Quni, e kishte dridhur Xhavit Halitin.

Në atë kohë, nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti e kishte akuzuar Anton Qunin duke thënë se ka gënjyer publikisht në një emision televiziv kur ka deklaruar se: “Haliti ka marrë 9 milionë marka nga Ahmet Krasniqi për UÇK-në”.

Ai kishte thënë se është i gatshëm të jap dorëheqje nëse faktohet një gjë e tillë.

Haliti ka shtuar se Quni nuk e di se çka ka ndodhur në atë kohë sepse ka qenë ushtar.

Quni kishte thënë se shifrën e saktë mund ta zbulojë dhe do të publikojë në detaje ditën, datën, shifrën e gjithçka tjetër në lidhje me këto ngjarje të kohës së luftës.

“Kam thënë se është fjala për një shifër shtatëshifrore. Mbrëmë e kam cek saktësisht. Çfarë ka të keqe nëse ky fond ka qenë për ndihma urgjente për UÇK-në. Nuk ka asgjë sekrete. E kanë fol edhe shumë të tjerë. Edhe shokë tuaj, të idealit, partisë e organizimit. Nëse dëshironi fakte, unë do t’i siguroj”, ka deklaruar ai.

Më pas ka ndërhyrë sërish Haliti duke i thënë se po rren.

“Është gënjeshtër e kulluar, është gënjeshtër prej atyre kuzhinave të tyre dhe nuk është mirë me përdor emrin e Ahmet Krasniqit. Nëse ke argumente zotëri që po i jep vetit zor që dinë diçka për UÇK-në, unë po të them që nëse unë i kam marrë 8 milionë euro, sot nuk jam në këtë Kuvend, nëse ti ke gënjyer a je i gatshëm të jep dorëheqje nëse ki argumente se unë i kam marrë 8 milionë euro. Duhet ta kesh parasysh që në strukturat politike dhe ushtarake ka pasur bashkëpunim mes qeverisë së Kosovës dhe UÇK-së dhe strukturat ushtarake dhe politike të UÇK-së nuk janë marrë me kalamajtë që kanë qëndruar nëpër thera. Unë për të biseduar dhe për t’u marrë vesh kam pasur vetëm një njeri, veç Bujar Bukoshin”, kishte deklaruar Haliti, shkruan "Bota sot".

“Unë nuk e di çka ka të keqe që ky fond është ndarë për ndihmë për njësitë e UÇK-së. Nuk është asgjë sekrete, nuk jam i vetmi që e kam thënë, kanë folur për këtë çështje edhe shumë tjerë, kanë folur edhe shok të juaj të idealit, partisë e tjera. Por nëse ju dëshironi fakte dhe me shumë unë do t’i siguroj. Tani nuk jam i sigurt a janë në pyetje 6, 7 apo 8, por mund t’i siguroj të gjitha faktet, edhe dëshmitarët edhe protagonistët, që të saktësojnë me ditë, me datë, me ngjarje me zhvillime me vend se ju këtë shumë plus minus e keni pranuar personalisht me autorizimin e kolonel Ahmet Krasniqit”, i kundërpërgjigj Quni, shkruan “Bota sot”.

Por Xhavit Haliti, nuk ia lejoi më fjalën deputetit të LDK-së, dhe ky i fundit shkoi afër Haliti për tu sqaruar, e ku më pas për disa minuat aty u panë edhe deputetët tjerë të LDK-së, PDK-së dhe AAK-së.

Quni i ishte drejtuar Halitit me fjalët: Ti ndoshta je mësu me tjerët me bo hajgare, me mua jo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat