Zëvendëskryeministri Abazi takohet me ambasadorin Heldt, ja për çfarë biseduan

Aktuale

Zëvendëskryeministri Abazi takohet me ambasadorin Heldt, ja për çfarë biseduan

Nga: N.H Më: 6 shkurt 2020 Në ora: 00:14
Christian Heldt dhe Haki Abazi

Zëvendëskryeministri, Haki Abazi, njofton se në kuadër të ditës së dytë të punës së qeverisë Kurti, ka pritur në vizitë ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt.

Abazi tregon se në këtë takim biseduam për interesin bilateral dhe ngritjen e cilësisë dhe efektshmërisë së marrëdhënieve mes dy vendeve.

Ja shkrimi i tij:

Në kuadër të ditës së dytë të punës së qeverisë Kurti, kam pritur në vizitë informuese dhe nismëtare, shkelqësinë e tij, Z. Christian Heldt, ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë.

Në takimin tonë të parë, biseduam për interesin bilateral dhe ngritjen e cilësisë dhe efektshmërisë së mardhënjeve të shkëlqyera ndërmjet RKS dhe RFGJ, në fusha specifike të bashkëpunimit. E falëmnderova Ambasadorin Heldt për përkrahjen e vazhdueshme të RFGJ dhe për përkushtimin dhe gadishmërine e qeverisë Kurti për bashkëpunim dhe partneritet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat