Selimi: Albin Kurti kërkoi të qëndrojë në front gjatë luftës, nuk e la Sylejman Selimi

Aktuale

Selimi: Albin Kurti kërkoi të qëndrojë në front gjatë luftës, nuk e la Sylejman Selimi

Më: 7 shkurt 2020 Në ora: 07:25
Albin Kurti dhe Rexhep Selimi

Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi ka treguar pse vizitën e parë në zyrën e Kurtit në cilësinë e kryeministrit e ka bërë me flamurin e UÇK-së.

Selimi ka thënë se urimi më origjinal që do t’i bënte Kurtit ishte ai me flamurin e UÇK-së.

“Me atë flamur jam takuar me Kurtin në Berishë, Drenicë dhe vende tjera. Ai ka pasur detyra të sakta në luftën e UÇK-së”.

Ai thotë se Kurti ka qenë i gatshëm edhe për të rrokur armën por nuk e ka lejuar komandanti i Zonës Operative të Drenicës, Sylejman Selimi.

“Me gjithë gatishmërinë e tij, të cilën e ka dëshmuar edhe Sylejman Selimi në studio ku thotë se “Albin Kurti ka ardhur të unë por i kam kërkuar të jetë pranë Adem Demaçit i cili ishte përfaqësues politik i UÇK-së në Prishtinë”. Shumë më vështirë ka qenë të qëndrosh në Prishtinë pranë Adem Demaçit se në Likoc apo Drenicë ku ka kërkuar Kurti në atë kohë”, ka thene ai ne Dukagjini.

“Kjo nuk duhet të konsiderohet si shmangie nga lufta. Meqë zoti Veseli po e akuzon për këtë gjë, a do të qëndronte vet ai me Adem Demaçin në Prishtinë? Kjo është për tu diskutuar. Albini kishte guxim të tepruar prandaj u zu në Prishtinë”.

Selimi thotë se si Kurti ashtu edhe Demaçi kanë mundur shumë lehtë të vriten në atë kohë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat