Gërxhaliu: Puna e qeverisë të vlerësohet pas 100 ditëve

Aktuale

Gërxhaliu: Puna e qeverisë të vlerësohet pas 100 ditëve

Më: 7 shkurt 2020 Në ora: 09:39
Safet Gërxhaliu

Njohësi i çështjeve ekonomike, Safet Gërxhaliu tha se kritikat që filluan ditët e fundit ndaj qeverisë së re duhet të lihen pas 100 ditëve.

"Jemi dëshmitarë te sulmeve dhe kritikave të udhëhequr nga Kurti, këto kritika do të ishte mirë të bëhen pas 100 ditëshit të parë" tha ai.

Sipas tij qeveria ende nuk është konsoliduar, duke përfshirë edhe planprogramin i cili nuk është i kompletuar dhe fuzionimini i ministrive në 15 edhe nuk është kryer.

Gërxhaliu vlerësoi se kritika e opozitës ndaj qeverisë është e mirëseardhur sepse ajo është në funksion të shtetit dhe jo vetëm të pushtetit.

"Dialogu konstruktiv pozitë-opozitë dhe i argumentuar është frymë demokratike e cila duhet të jetë në funksion të zhvillimit të Kosovës" tha ai.

Sipas tij dhënia e mundësisë 100 ditore për qeverinë e re që të tregoj performancë dhe përgjegjësi është mëse e rekomanduar sepse Kosova ka shunë sfida para vetes.

Gërxhaliu tha se qeveria e re duhet ta kuptojë se ka para vetes një opozitë shumë të fortë dhe me pervojë parlamentare dhe për këtë partneritetii është mëse i domosdoshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat