Kërkohet largimi i Skënder Hysenit nga LDK

Aktuale

Kërkohet largimi i Skënder Hysenit nga LDK

Nga: G.B Më: 7 shkurt 2020 Në ora: 11:09
Skënder Hyseni

Profesori Binak Maxharraj, ka reaguar ndaj Skënder Hysenit të LDK-së, i cili ka thënë se Vjosa Osmani nuk është dashur ta heqë fotografinë e presidentit Thaçi.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se Hyseni duhet të largohet nga LDK, përcjell Bota sot.

Ai ka thënë se kjo është gjëja më e vogël që mund të bëjë LDK.

SKENDER HYSENI TË LARGOHET NGA LDK

Përkëthyesi i Presidentit Ibrahim Rugova Skender hyseni me fytyrë dhe pamje roboti është një figurë kontraverse në LDK .
Ky njeri nuk është diçka qe e ka ndihmuar LDK ne ecjën e saj historike,por me shumë e ka penguar ate,Nuk ka patur kurrfarë autoriteti por as ndonjë besnikri të theksuar ndaj Presidentit Rugova.

Ështe njeri i pa autoritet,pa ndonjë peshë specifike.Ai ne zgjedhjet e parafundit parlamentare nuk i mori votat as për deputet.

Megjithate është e diskutueshme se si ky njeri anipse nuk i mori votat për deputet arrijti te zgjidhet për Ministër te punëve te mbrendshme,Më siguri më pelqimin e PDK.

Por këtij njeriu i doli boja krejtësishtë këto ditë kur reagoi ashpër për zhvendosjën e fotagrafisë se Presidentit Thaqi nga ana e Kryeparlamentares Vjosa Osmani dhe vendosjën e fotos së Presidentit Rugova.Më këtë gjest makabër të tij po shihet se sa "besnik" ka qenë ndaj Presidentit Rugova.

Vjosa Osmani nuk ka gabuar,ka vepruar ligjerisht,e ka vu ne sfond foton e atij qe frymezon me shumë gjatë punës së sajë.

Sinqerisht mendoj së LDK nuk duhet te anashkaloj këtë rast të këtij njeriu i cili e ka humbur rrugën në oborrin e vetë.

Gjeja me e vogël për te do te ishte qe ta largoj nga LDK sepse ai me këtu nuk ka vend,ndoshat mund ta pranojnë ata të PDK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat