Thaçi: Vdekja e Nexhmije Pagarushës humbje e madhe për artin kombëtar

Aktuale

Thaçi: Vdekja e Nexhmije Pagarushës humbje e madhe për artin kombëtar

Më: 7 shkurt 2020 Në ora: 11:40
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka shkruar se ndarja nga jeta e Nexhmije Pagarushës është një humbje e madhe për kulturën dhe artin tonë kombëtar.

Thaçi ka shkruar në Facebook se janë të pikëlluar me vdekjen e artistes së madhe, Nexhmije Pagarushës, e cila me zërin e saj e përjetësoi muzikën shqipe, duke i dhënë vlera të përjetshme, me të cilat krenohet krejt bota shqiptare.

“Ndarja nga jeta e Nexhmije Pagarushës është një humbje e madhe për kulturën dhe artin tonë kombëtar. Zëri i saj karakteristik e shndërroi në një ikonë të papërsëritshme, bazuar në dhuntitë dhe talentin e saj të pakufishëm. I përjetshëm do të mbetet emri dhe zëri i Bilbilit të Kosovës”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat