Vdes Nexhmije Pagarusha, Vjosa Osmani e përkujton me fjalë prekëse

Aktuale

Vdes Nexhmije Pagarusha, Vjosa Osmani e përkujton me fjalë prekëse

Nga: V.R Më: 7 shkurt 2020 Në ora: 11:42
Nexhmije Pagarusha

Në paraditen e së premtës, ka ndëruar jetë ikona e muzikës shqipe, Nexhmije Pagarusha.

Ktyetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, znj.Vjosa Osmani, u shpreh se për dhjetëvjetësha të tërë, më zërin kumbues, Nexhmije Pagarusha, e kultivoi muzikën e mirëfilltë shqipe duke u shndërruar në mbretëreshën e saj.

Postimi plotë:

Sot, me dhimbje të madhe, mësova se është ndarë nga jeta ikona e muzikës shqipe, znj. Nexhmije Pagarusha.
Për dhjetëvjetësha të tërë, me zërin e saj kumbues, ajo e kultivoi muzikën e mirëfilltë shqipe, duke u shndërruar në mbretëreshën e saj.
Nga “Baresha” e deri te “Zambaku i Prizrenit”, këngët e saj do të mbeten pjesë e trashëgimisë sonë sonë kulturore dhe vlerë e patjetërsueshme e identitetit tonë.
Ne e kemi rritur shtatin duke i dëgjuar e ridëgjuar perlat e “Bilbilit të Kosovës”. Ndarja nga jeta nuk na ndan nga këngët e saj e nga trashëgimia e pasur artistike që na e la.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat