Meta: Vdekja e Nexhmijes, humbje e pazëvendësueshme

Aktuale

Meta: Vdekja e Nexhmijes, humbje e pazëvendësueshme

Më: 7 shkurt 2020 Në ora: 12:27
Ilir Meta dhe Nexhmije Pagarusha

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, tha se me shumë dhimbje e hidhërim të thellë mori lajmin tragjik të ndarjes nga jeta të ,bretëreshës së këngës shqiptare, artistes sonë të madhe e të papërsëritshme, Nexhmije Pagarusha.

Meta shkroi se kjo humbje e pazëvendësueshme i ka prekur sot të gjithë shqiptarët dhe admiruesit e saj kudo.

“Si artiste që bëri histori në momente të vështira, falë talentit artistik, personalitetit fisnik e të spikatur, Nexhmije Pagarusha, do jetë përherë një model referimi për brezat e rinj të artistëve, një yll i pashuar i muzikës shqiptare, këngët e së cilës do të këndohen përjetë”, tha Meta.

“Unë isha fatlum ta njihja nga afër -vijoi Meta- dhe të ndaja me të shumë momente të bukura dhe të paharrueshme. Ajo nuk ishte magjike, vetëm në skenë dhe ekran, por në çdo moment të jetës së saj”.

Duke ndarë dhimbjen e thellë për këtë humbje të madhe, Meta shprehu ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve, bashkëpunëtorëve dhe të gjithë artdashësve shqiptarë.

“Si një nga përfaqësueset më të mëdhaja të artit e muzikës, e nderuar dhe vlerësuar ndërkombëtarisht, me trashëgiminë e vyer që la pas, Nexhmije Pagarusha do të mbetet e paharruar për të gjithë ne”, përfundoi Meta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat