Ku kishte qëndruar Albin Kurti gjatë luftës dhe dita kur u arrestua

Aktuale

Ku kishte qëndruar Albin Kurti gjatë luftës dhe dita kur u arrestua

Nga: A.J Më: 7 shkurt 2020 Në ora: 13:35
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti veprimtarinë e tij politike e kishte nisur qysh gjatë studimeve dhe ishte gjithmonë në ballë të protestave të studentëve.

Me fillimin e luftës në Kosovë, në gusht të vitit 1998, Albin Kurti kishte filluar punën në zyrën e përfaqësuesit të përgjithshëm politik të UÇK-së, Adem Demaçit, ku shërbeu si sekretar i zyrës.

Gjatë asaj kohe ka qenë i angazhuar në gjetjen e zgjidhjes politike për krizën në Kosovë. Gjatë bombardimeve të NATO-s ai qëndroi në Prishtinë deri më 27 prill 1999, kur policia serbe e arrestoi.

Me 10 qershor, me tërheqjen e forcave serbe në Serbi, ai së bashku me të burgosurit tjerë shqiptarë u transferua në burgjet serbe. Më 13 mars 2000 në Nish, Albini u dënua me 15 vjet burg të rëndë. Gjatë gjykimit ai refuzoi të njihte legjitimitetin e gjykatës duke thënë: "Ky gjyq nuk ka asgjë të përbashkët me të vërtetën dhe drejtësinë. Ky gjyq i shërben politikës ditore të regjimit të Milosheviçit që e ka mbajtur Kosovën nën okupim".

E sot kur Albin Kurti është kryeminister i vendit në pah dalin detaje të reja se si vet Kurti kishte kërkuar të angazhhohej në luftë. Rexhep Selimi ka thënë se urimi më origjinal që do t’i bënte Kurtit ishte ai me flamurin e UÇK-së.“Me atë flamur jam takuar me Kurtin në Berishë, Drenicë dhe vende tjera. Ai ka pasur detyra të sakta në luftën e UÇK-së”.

Ai thotë se Kurti ka qenë i gatshëm edhe për të rrokur armën por nuk e ka lejuar komandanti i Zonës Operative të Drenicës, Sylejman Selimi.“Me gjithë gatishmërinë e tij, të cilën e ka dëshmuar edhe Sylejman Selimi në studio ku thotë se “Albin Kurti ka ardhur të unë por i kam kërkuar të jetë pranë Adem Demaçit i cili ishte përfaqësues politik i UÇK-së në Prishtinë”. Shumë më vështirë ka qenë të qëndrosh në Prishtinë pranë Adem Demaçit se në Likoc apo Drenicë ku ka kërkuar Kurti në atë kohë”. “Kjo nuk duhet të konsiderohet si shmangie nga lufta. Meqë zoti Veseli po e akuzon për këtë gjë, a do të qëndronte vet ai me Adem Demaçin në Prishtinë? Kjo është për tu diskutuar. Albini kishte guxim të tepruar prandaj u zu në Prishtinë” ka thenë Selimi, përcjell “Bota Sot”.

 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat