Kelmendi flet për lojën e Serbisë dhe Rusisë

Aktuale

Kelmendi flet për lojën e Serbisë dhe Rusisë

Nga: D. B. Më: 7 shkurt 2020 Në ora: 13:42
Muhamet Kelmendi

Përmes një postimi në Facebook, njohësi i çështjeve juridike profesor Muhamet Kelmendi ka shkruar se Serbia është e përkëdhelura e UE-së.

Sipas tij, Serbia është mike historike e Rusisë  dhe nuk e ndërron me asgjë miqësinë me Rusinë.


Ja postimi i plotë:

Para ca kohësh theksova se Serbia është e përkëdhelura e UE. Kjo për faktin se UE ka frikë se Rusia futet edhe ushtarakisht në Serbi, ndonëse është aty. Për atë e përkëdhel Serbinë për të ndaluar afrimin gjoja me Moskën në llogari të lëshimeve të mëdha që bënë kundruall këtij shteti dhe dhënies së datës për anëtarësim në UE. E gjithë kjo është një mashtrim i madh i UE. Serbia është mike historike e Rusisë dhe ashtu do të mbetet. Le ti epën miliarda euro Serbisë dhe megjithatë Serbinë nuk mund të largojnë nga Rusia. Edhe tërë Kosovën, Bosnjën e Hercegovinën, Malin e Zi etj. Me ia aneksuar Serbisë, prap se prap nuk bëhet mike e UE. Serbia nuk e ndërron me asgjë miqësinë me Rusinë. Çdo gjë tjetër është lojë. Por, negativiteti qëndron. UE po e pranon një shtet në gjirin e vet me kriminel dhe me gjenodicin. Po e fut brenda një shtet që duhet të dënohet për dhunën dhe terrorin. Serbia kështu vetëm qesh. Ai shtet e vazhdon lojën e vet me UE dhe mbetet mike e shtetit rus. "Kurrë, thotë krimineli Vuçiq, nuk do të pranohet nga Serbia shteti i Kosovës. Kështu na pranoni në UE ose ne heqim dorë". Ky është kërcënim i Vuçiqit për marrëdhëniet tradicionale me Rusinë. Pranoni a jo në UE s' ka rëndësi! Ne e kemi Rusinë, dhe a asnjë element i fushës ekonomike, nacionale, demokratike, sociale etj, nuk u bazua UE në vendim. Pra, kemi një politikë të UE aspak parimore dhe tejet jo demokratike kundruall shteteve në Ballkan. Dhe kjo do të hakmerret ndaj UE”, ka shkruara në Facebook, njohësi i çështjeve juridike profesor Muhamet Kelmendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat