Vëllau i Agim Ramadanit, bëhet pjesë e stafit të Anton Qunit

Aktuale

Vëllau i Agim Ramadanit, bëhet pjesë e stafit të Anton Qunit

Më: 7 shkurt 2020 Në ora: 14:37
Jashar Ramadani

Vëllau i heroit të Kosovës, Agim Ramadanit, Jashar Ramadani është punësuar në kabinetin e Ministrit të Mbrojtjes, Anton Qunit.

Jashar Ramadani është emëruar shef i stafit në Ministrinë e Mbrojtjes.

Kryetari i nëndegës së LDK-së në Arbanë të Prizrenit, Arsim Hoxhaj është emëruar këshilltar i ri i ministrit Quni.

Ofertë për punë në këtë kabinet ka patur edhe ish-ministri, Rrustem Berisha, por që ende nuk ka patur përgjigje rreth ofertës së ministrit Quni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat