Veliu: Të rifillohet fushata për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare

Aktuale

Veliu: Të rifillohet fushata për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare

Më: 7 shkurt 2020 Në ora: 15:36
Agim Veliu, Jean-Luis Servais

Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu, priti në takim njoftues shefin e Zyrës Diplomatike të Belgjikës në Kosovë, Jean-Luis Servais.

Ministri Veliu gjatë këtij takimi vlerësoi se është tejet me rëndësi që institucionet e Kosovës të rifillojnë fushatën për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Sipas një komunikate të ministrisë, në këtë takim u diskutua edhe për thellimin e bashkëpunimit në mes të këtyre dy vendeve sidomos në mes dy policive për luftimin e të gjitha formave të krimit dhe terrorizmit.

Në këtë aspekt ministri Veliu u shpreh i kënaqur që Policia e Kosovës ka arritur standarde dhe vepron sipas standardeve ndërkombëtare.

Veliu e falënderoi shefin e zyrës belge për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Belgjikës, në konsolidimin e shtetit si dhe mbështetjen  e institucioneve në zbatimin e ligjit, transmeton Kosova Press.

Ndërsa Jean-Luis Servais u zotua se Republika e Kosovës do të ketë përkrahjen  e Mbretërisë  së Belgjikës, sidomos në përmbushjen e obligimeve të agjendës evropiane dhe fuqizimin e ligjit në Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat