Albulena Haxhiu prioritet është vetingu në drejtësi

Aktuale

Albulena Haxhiu prioritet është vetingu në drejtësi

Më: 7 shkurt 2020 Në ora: 15:49
Foto nga takimi

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, sot ka pritur në takim Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt me të cilin ka diskutuar për prioritetet afatshkurtra dhe afatgjate të Ministrisë së Drejtësisë.

Gjatë këtij takimi, Haxhiu e falënderoi Ambasadorin për përkrahjen e vazhdueshme të shtetit gjerman, ndërsa potencoi se prioritet i saj është vetingu në mënyrë që të kthehet besimi i qytetarëve, proces i cili do të bëhet së bashku me ekspertë të fushës në bashkëpunim të ngushtë me Kuvendin e Kosovës, shoqërinë civile dhe partnerët zhvillimor siç është Gjermania.

Një prioritet tjetër, Haxhiu tha se është edhe lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, duke theksuar se do të ketë Projektligj për Pasurinë e Pajustifikueshme dhe ri-procedim të ligjeve që e adresojnë këtë fushë.

Ajo ndër tjerash përmendi se gjatë mandatit të saj do të procedojë me hartimin e Strategjisë Sektoriale të Sektorit të Drejtësisë që buron nga procesi i Rishikimit Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit, ndërkohë pas miratimit të kësaj strategjie, Ministria e Drejtësisë do të fokusohet në Hartimin e një Plani Zhvillimor katër vjeçar të ministrisë.

Në anën tjetër, Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, pasi shprehu urimet për detyrën e re të Ministres Haxhiu, tha se sundimit i rendit dhe ligjit ku përfshihet Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Punëve të Brendshme janë fushat kryesore të fokusit të Gjermanisë sa i për ketë fushës së  sundimit të ligjit në Kosovë.

Heldt potencoi nevojën e vazhdimësisë institucionale me theks të veçantë në zbatimin e legjislacionit pa përjashtuar ndryshimet që mund të jenë të nevojshme.

Në këtë takim, ambasadori ia dorëzoi Ministres Haxhiu një letër nga Unioni Ndërkombëtar i Noterëve dhe nga Oda Federale Gjermane e Noterisë.

Me këtë rast, Heldt, ri-shprehu shqetësimin  e tij të paraqitur në fund të vitit të kaluar në lidhje me këtë proces teksa potencoi edhe nevojën për noterë të ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat