Zyrtari i Nismës fyeu Çun Lajçin, ja veprimi i radhës që mori

Aktuale

Zyrtari i Nismës fyeu Çun Lajçin, ja veprimi i radhës që mori

Nga: N.Sh Më: 7 shkurt 2020 Në ora: 16:26
Vllaznim Krasniqi dhe Fatmir Limaj

Zyrtari i Nismës Socialdemokrate, Vllaznim Krasniqi i cili eskaloi me fjalë fyese ndaj aktorit të mirënjohur Çun Lajçi, e ka fshirë postimin e tij në Facebook, por e ka shkruar një tjetër ku prapë nuk zmbrapset ndaj Lajçit.

Lajçi e kishte kritikuar ashpër liderin e Nismës, Fatmir Limajn pasi ky i fundit kishte thënë se nuk bëhet shteti duke lexuar libra, në ditën e formimit të Qeverisë, e që i ishte drejtuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Pas kësaj deklarate të Lajçit kishte reaguar ashpër Krasniqi, i cili ia kishte përmendur vdekjen e vajzës Çun Lajçit.

Por, Krasniqi e kishte fshirë këtë postim me kërkesë të një ushtari të UÇK-së, Rexhep Shehit.

“Me kërkesën e BASHKELUFTETARIT te KOMANDANT ÇELIKUT Rexhep Shehi, ndihem i OBLIGUAR ta heq POSTIMIN drejtuar ÇUN LAJQIT!

Pra ja ku ÇENDRON MADHESHTIA e nje ÇLIRIMTARI, siq eshte REXHEP SHEHI, DURIMI, FALJA dhe TOLERANCA!

RESPEKT PA MASE REXHEP SHEHU!”, ka shkruar Krasniqi në Facebook, derisa e ka postuar edhe një fotografi të komentit të Shehit.

Gazeta “Bota sot”, e kishte ruajtur postimin e Krasniqit ku e fyente Lajçin.

“Me keqardheje, por duhet t'ia RIKUJTOJME Çunit se si

Vajza e tij VDIQ!

Pra, nje PRIND si ÇUN LAJQI qe femija i vdes nga MBIDOZA e COCAINES, ashiqare tregon DESHTIMIN e tij si PRIND!

ÇUNO, nuk po ta zejme per te MADHE, kush e di se ne ndikimin e cilave SUBSANCAVE vjelle edhe ti tani!

Baca ÇUN, vec kujdes nga MBIDOZA mixhok!”, kishte shkruar Vllaznim Krasniqi në Facebook.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat