Deputetja e LDK-së jep një lajm të mirë për Gjilanin

Aktuale

Deputetja e LDK-së jep një lajm të mirë për Gjilanin

Nga: A.ZH Më: 7 shkurt 2020 Në ora: 16:31
LDK

Valentina Bunjaku-Rexhepi, deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka konfirmuar se ndërtimi i autostradës Gjilan-Prishtinë, nuk do të ndalen.

Bunjaku-Rexhepi ka thënë se do të ndalen keqpërdorimet e mundshme, dyshimet për tenderë dhe do të hetohet për ndikimin e figurave të ish-Qeverisë në këtë investim, përcjell Bota sot.

Ajo ka kërkuar nga qytetarët e Gjilanit që të rrinë të qetë, pasi ministri i Infrastrukturës Lumir Abdixhiku, e ka fokus këtë komunë.

Postimi i deputetes në Facebook:

Autostrada Gjilan-Prishtinë nuk ndalet, por ndalen keqpërdorimet e mundshme, dyshimet për tenderë, kërkohet transparencë për të angazhuarit në ndërtim dhe për të hetuar ndikimin e figurave të ish-Qeverisë në këtë investim. Prandaj, e mbështesim ministrin Lumir Abdixhikun!

Rrini të qetë sepse ne do të mbikqyrim çdo punë dhe investim që do të bëhet kudo në Anamoravë dhe qeveria e re e ministri Abdixhiku e kanë në fokus Gjilanin.Andaj autostrada do bëhet por do ndalen keqpërdorimet dhe mbikëqyret rreptë cilësia e punimeve!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat