Dalin dëshmitë - Kjo është familja kriminale serbe nga Fushë Kosova që urdhëroi vrasjen e Fehmi Aganit

Aktuale

Dalin dëshmitë - Kjo është familja kriminale serbe nga Fushë Kosova që urdhëroi vrasjen e Fehmi Aganit

Nga: A.ZH Më: 7 shkurt 2020 Në ora: 16:40
Fehmi Agani

Jetlir Zyberaj, këshilltar i Behgjet Pacollit, ka thënë se familja e Gjelatovic nga Fushë Kosova dyshohet se kanë planifikuar dhe urdhëruar vrasjen e nënkryetarit shumëvjeçar të LDK-së dhe deputetit Fehmi Agani.

Zyberaj ka thënë se kjo familje këtë e kishte bërë në koordinim të plotë me strukturat shtetërore serbe, përcjell Bota sot.

Ai ka theksuar se shërbimi intelegjent serb dhe policia, kanë përdorur kallshnikovë dhe plumba kinezë, duke synuar që shqiptarët të bëhen përgjegjës për vrasjet, sepse armë të tilla përdorëshin edhe nga UÇK-ja.

Zyberaj në Facebook, ka publikuar edhe ka publikuar disa dokumente, të cilat sipas tij janë prova mbi vrasjen e Aganit nga forcat serbe.

Postimi i plotë:

Janë mbushur dy dekada nga vrasja e nënkryetarit shumëvjeçar të LDK-së dhe deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Fehmi Aganit nga forcat kriminele serbe.

Figura e Aganit la gjurmë të pashlyeshme në historinë e pavarësisë së Kosovës, fushën e arsimit dhe mendimit shkencor.

Fehmi Agani, njëri nga themeluesit dhe udhëheqësit e Lidhjes Demokratike, u vra afër Lipjanit, nga serbë me uniforma dhe të armatosur.

Më 6 maj 1999, Agani, së bashku me familjen e tij, tentoi të linte Kosovën me tren. Në kufirin me Maqedoninë, treni u kthye mbrapsht. Diku afër Fushë Kosovës, policia ndaloi trenin, Agani u mor nga policët serb. Kufoma e tij u gjend të nesërmen buzë një rruge gjithë baltë, pranë Lipjanit.

Këto dokumente japin prova mbi vrasjen e Aganit nga forcat serbe. Familja kriminale e Gjelatovic nga Fushë Kosova dyshohet se kanë planifikuar dhe urdhëruar vrasjen në koordinim të plotë me strukturat shtetërore serbe.

Ashtu si në rastin e Pandës dhe vrasjen e avokatit Bajram Kelmendi dhe djemve të tij, sherbimi intelegjent serb dhe policia përdornin kallashnikovë dhe plumba kinezë, duke synuar që shqiptarët të bëhen përgjegjës për vrasjet, sepse armë të tilla përdorëshin edhe nga UÇK-ja.

Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat