Vjen një reagim i ashpër ndaj Kadri Veselit: Kjo politikë e mashtrimit…

Aktuale

Vjen një reagim i ashpër ndaj Kadri Veselit: Kjo politikë e mashtrimit…

Nga: N.H Më: 7 shkurt 2020 Në ora: 16:45
Kadri Veseli

Njohësi i çështjeve politike, Blerim Vela, përmes një shkrimi në Facebook, thotë se politikanët në Kosovë duhet të mësojnë që kur flasin me përfaqësuesit e SHBA-ve, shteteve evropiane dhe BE-së të flasin atë që e mendojnë, si dhe të veprojnë sipas asaj që e thonë dhe e mendojnë.

Ky reagim vije ndaj kreut të PDK-së, Kadri Veseli, i cili kërkoi që kryeministri Albin Kurti mos ta heq taksën 100 për qind ndaj mallrave serbe, derisa muaj më parë kishte kërkuar largimin e saj.

Vela thotë se kjo politikë e mashtrimit ‘ballkanik’ ndoshta ju ka dhez në raport me konkurrentet e brendshëm politik, por shpejt zbulohen në raportet me përfaqësuesit e shteteve mike.

Ja shkrimi i tij:

Politikanet ne Kosove duhet te mesojne qe kur flasin me perfaqesuesit e SHBAve, shteteve evropiane dhe BE-se te flasin ate qe e mendojne, si dhe te veprojne sipas asaj qe e thone dhe e mendojne.

E jo te vijne ne situate qe dicka tjeter thone gjate takimeve bilaterale, dicka tjeter e mendojne, ndersa krejt dicka tjeter e zbatojne ne praktike. Kjo politike e mashtrimit "ballkanik" ndoshta ju ka dhez ne raport me konkurentet e brendshem politik, por shpejt zbulohen ne raportet me perfaqesuesit e shteteve mike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat