Zëvendëskryeministri Hoti takohet me ambasadorin Kosnett, ja për çfarë bisedojnë

Aktuale

Zëvendëskryeministri Hoti takohet me ambasadorin Kosnett, ja për çfarë bisedojnë

Nga: N.H Më: 7 shkurt 2020 Në ora: 16:53
Kosnett dhe Hoti

Zëvendëskryeministri, Avdullah Hoti, përmes një shkrimi në Facebook, njofton se sot ka takuar ambasadorin Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip S. Kosnett.

Hoti thotë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten mbështetësit kryesor në forcimin e institucioneve të Republikës së Kosovës.
Zëvendëskryeministri Hoti tregon se ka falënderuar Kosnett për përkrahjen e vazhdueshme. SHBA-të janë miku më i madh i Kosovës.

Ja shkrimi i Hotit:

Sot takova ambasadorin Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip S. Kosnett. Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten mbështetësit kryesor në forcimin e institucioneve të Republikës së Kosovës.

E falënderova ambasadorin Kosnett për përkrahjen e vazhdueshme. SHBA-të janë miku më i madh i Kosovës në të gjitha proceset e shtetndërtimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat