Kadri Veseli, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj duhet ta përkrahin Albin Kurtin, vjen thirrja nga Amerika për krerët e opozitës

Aktuale

Kadri Veseli, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj duhet ta përkrahin Albin Kurtin, vjen thirrja nga Amerika për krerët e opozitës

Nga: N.H Më: 7 shkurt 2020 Në ora: 17:26
Veseli, Haradinaj dhe Limaj

Veprimtari shqiptar në Amerikë, Uk Lushi, përmes një postimi të tij në rrjetin social Facebook, ka bërë një thirrje për partitë opozitarë që ta përkrahin Qeverinë Kurti.

Sipas tij, kjo duhet të bëhet jo për Albin Kurtin, por për interesin dhe përfitimet tona të përbashkëta, përcjell “Bota sot”.

“Opozita duhet të bëjë beteja të pakompromis me pushtetin e ri në alternativa të politikave dhe metodave. Të gjithë shqiptarët, Ballkani, Europa dhe krejt globi jemi duke hyrë në epokë të re globale. E re duhet të jetë edhe sjellja”, shkruan Lushi, në Facebook.

Ja shkrimi i tij:

PDK, AAK, Nisma dhe opozita në çështje të interesit nacional duhet të përkrahin Qeverinë e Re. Jo për Albin Kurtin, por për interesin dhe përfitimet tona të përbashkëta. Një çështje e tillë është tarifa. Opozita duhet të bëjë beteja të pakompromis me pushtetin e ri në alternativa të politikave dhe metodave. Të gjithë shqiptarët, Ballkani, Europa dhe krejt globi jemi duke hyrë në epokë të re globale. E re duhet të jetë edhe sjellja. Tash rolet kryesore i luajnë mençuria, dijenia dhe shpejtësia në zgjuarësi.

Opozita të jetë gati për rikthimin e dialogut dhe të jetë njëkohësisht kontrollore por edhe mbështetëse e pozitës. Krejt kombi duhet të jetë i mobilizuar, në Ballkan dhe jashtë trojeve tona. Byrytjet brendapartiake dhe brendashqiptare çojnë ujë vetëm në mullirin e Serbisë. Ka plane dhe momentum, prandaj te sillemi konform përgjegjësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat