Reka pret ambasadoren e Kroacisë, i kërkon ndihmë për finalizimin e vizave

Aktuale

Reka pret ambasadoren e Kroacisë, i kërkon ndihmë për finalizimin e vizave

Më: 7 shkurt 2020 Në ora: 17:32
Ministri Reka priti në takim ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barisic

Ministri i Integrimit Evropian, Blerim Reka, priti në takim ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barisic, pasi që Kroacia kryeson me BE-në.

Ata biseduan për bashkëpunimin dhe koordinimin e prioriteteve kyçe dhe perspektivën europiane të Kosovës.

Ambasadorja Barisic njoftoi Ministrin Reka për prioritetet e zgjerimit dhe përgatitjet e Kroacisë si udhëheqëse e Samitit të Zagrebit që organizohet në maj.

Me këtë rast Ministri Reka, potencoi rëndësinë e koordinimit të përbashkët dhe kërkoi mbështetje nga Kroacia si vend mik i Kosovës, për dinamizëm të Agjendës Europiane, respektivisht për finalizim të liberalizimit të vizave për Kosovën, si prioritet afatshkurtër, ndërsa në aspektin afatgjatë, avancimin e administratës së Kosovës për aplikim për statusin kandidat në BE.

Gjatë takimit u rikonfirmua bashkëpunimi dhe u diskutua për avancimin e potencialit në marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve tona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat