Haziri tregon nëse do të kandidojë prapë për kryetar të Gjilanit

Aktuale

Haziri tregon nëse do të kandidojë prapë për kryetar të Gjilanit

Më: 7 shkurt 2020 Në ora: 18:43
Lutfi Haziri

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri është i ftur ku po merr pyetje nga disa studentë.

I pyetur për rikandidimin e tij në zgjedhjet lokale të vitit 2021 Haziri ka thënë që nuk do të kandidojë për kryetar të Gjilanit.

“Nuk kam plan të kandidojë për zgjedhjet lokale të vitit 2021. Por, jemi duke e përgaditur një ekip konkurrues për zgjedhjet lokale”, ka thënë Haziri.

Lutfi Haziri është kryetar i Gjilanit që nga viti 2013, madje në zgjedhjet e vitit 2017 fitoi bindshëm në balotazh ku LDK kishte rival VV-në. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat