Nxehet edhe më keq situata, Rexhep Selimi i ashpër me Shkumbin Demaliajn, i kujton një deklaratë kundër Isa Mustafës: Doli pa fije turpi në...

Aktuale

Nxehet edhe më keq situata, Rexhep Selimi i ashpër me Shkumbin Demaliajn, i kujton një deklaratë kundër Isa Mustafës: Doli pa fije turpi në...

Nga: N.H Më: 7 shkurt 2020 Në ora: 19:13
Rexhep Selimi dhe Shkumbin Demaliajn

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, gjatë një interviste të dhënë për një televizion ka bërë një reagim të ashpër ndaj deputetit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shkumbin Demaliaj, pasi ky i fundit kishte akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, se më 6 dhjetor është takuar me Gjuriqin në Berlin dhe i ka premtuar atij largimin e taksës në këmbim të votave të Listës Serbe.

Rexhep Selimi lidhur me deklaratën e Demaliajt ka thënë se është pikërisht ky deputet, kur kohë më parë kishte akuzuar edhe kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, se ka shkuar me aeroplan privat atje bashkë me familje për shkak të presionit e stresit nga kontratat e këqija që sipas tij i ka nënshkruar gjatë kohës sa ishte kryeministër.

“A ju kujtohet ky Shkumbini kur Isa Mustafa kur kishte shkuar në Gjermani për shërim dhe ky doli pa fije turpi në Parlamentin e Kosovës se Mustafa nuk është sëmur por ka ikur në Gjermani, për t’iu shmangur disa proceseve Tash kush është kredibiliteti i tij që të komentojë deklaratat se çfarë thotë”, deklaron shefi i GP-së së VV-së, Rexhep Selimi, përcjell “Bota sot”.

Kujtojmë se reagimi i Selimit ishte pasi deputeti I AAK-së, ka thënë se se takimin e Kurtit me Gjuriqin e ka ndërmjetësuar një organizatë joqeveritare.

“Ndërmjetësimin e ka bërë organizata joqeveritare CIG. Drejtues i saj më duket është Shpejtim Gashi”, tha ai dhe ka kërkuar nga organet e sigurisë të hetojnë këtë veprim të Kurtit.

Deklaratën e Selimit mund ta dëgjoni nga 1 orë 19 minuta.

Demaliaj gjithashtu mes tjerash ka thënë se nëse ky takim nuk ka ndodhur do të kërkonte falje për deklaratat e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat