Kurti takohet me ambasadoren kroate: Ky është prioriteti i Qeverisë

Aktuale

Kurti takohet me ambasadoren kroate: Ky është prioriteti i Qeverisë

Më: 7 shkurt 2020 Në ora: 20:39
Kurti takohet me ambasadoren kroate

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në vazhdën e takimeve të miqve dhe aleatëve, sot, në zyrat e Qeverisë së Kosovës, priti në takim ambasadoren e Kroacisë, Danijela Barisic.

Ambasadorja Barisic e uroi Kurtin dhe i ofroi mbështetje të madhe, si një partnere strategjike dhe shumë e afërt e popullit shqiptar.

“Aleatët tanë ndërkombëtarë janë të rëndësishëm për shtetin e Kosovës, e sidomos kur një prej tyre është një vend mik e i afërt sikur Kroacia. Me Kroacinë përveç që duhet të bashkëpunojmë në sferën ndërkombëtare, bashkëpunimi më të duhet të bëhet edhe në atë regjional. Të përbashkëtat mes Kosovës e Kroacisë janë të shumta, prandaj edhe duhet që edhe bashkëpunimi të rritet”.

“Kroacia tashmë ka marrë kryesimin e Bashkimit Evropian dhe ky është një fat i madh për shtetin tonë dhe si të tillë duhet ta shfrytëzojmë”.

“Integrimi evropian është prioritet i qeverisë së re dhe për këtë do të angazhohen të gjitha kapacitetet tona intelektuale e ekipore për të arritur më të mirën e mundshme”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat