Kryeministri Kurti urohet nga ambasadori i Çekisë

Aktuale

Kryeministri Kurti urohet nga ambasadori i Çekisë

Më: 7 shkurt 2020 Në ora: 21:26
Albin Kurti ka pritur në takim, Ambasadorin e Çekisë, Pavel Bilek

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim, Ambasadorin e Çekisë, Pavel Bilek. Ambasadori, z.Bilek i uroi suksese Kryeministrit Kurti me qeverisje të re e të mirë.
 
Gjatë takimit u diskutuan shumë tema, por më e rëndësishmja është zgjerimi i Ballkanit Perëndimor.

Gjatë takimit u diskutuan shumë forma e mundësi të arritjes së këtij qëllimi, por më e rëndësishme ishte ajo që të bëhen përpjekje që të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor të ndjekin shembullin e 8 shteteve (Çekia, Estonia, Hungaria, Letonia, Lituania, Polonia, Sllovakia, dhe Sllovenia) ku të gjitha, së bashku, me 1 maj të 2004 u bënë anëtare të Bashkimit Evropian.

Ku për këtë shtetet e Vishigradit mund ta japin ndihmën e tyre më të madhe e më serioze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat